Lajme

Autobusi i prishur, bllokon prej 4 orësh rrugën e vetme të stadiumit ‘Qemal Stafa’

By Vizion

September 07, 2016

Prej katër orësh është bllokuar rruga e vetme e lirë që lejon kalimin e makinave pranë stadiumit “Qemal Stafa”, si pasojë e prishjes së një autobusi.

Opinion.al ka mësuar se autobusi i prishur qëndron prej katër orësh aty, duke u bërë shkak për bllokimin e plotë të rrugës.

Mësohet se kjo rrugë pranë stadiumit “Qemal Stafa” është i vetmi segment nga ku lejohet qarkullimi i makinave, pasi rrugët e tjera, janë bllokuar nga punimet për stadiumin e ri kombëtar.