Australia nga ‘shiu në breshër’, tani rrezikohet edhe nga përmbytjet

Australia nga ‘shiu në breshër’, tani rrezikohet edhe nga përmbytjet

363
0

 

Nuk ka paqe për Australinë, pas zjarreve me pasoja shkatërruese që kanë përfshirë vendin duke duke shkaktuar 28 viktima në njerëz.

 

Shiu që filloi të binte u duk një lehtësim i madh për banorët dhe autoritetet në luftën ndaj zjarrit, por problemet duket se u shtuan.

 

Intensiteti i madh i reshjeve ka sjellë rrezik të përmbytjeve në disa zona.

 

Disa rrugë kryesore u mbyllën dhe ka patur ndërprerje të energjisë .

 

“Shiu vazhdon të bjerë nëpër një numër fushash zjarri, megjithatë Bregu i Jugut të Largët dhe përgjatë kufirit akoma nuk kanë marrë lagështi,” tha Shërbimi Rural i Zjarrit  në Twitter.

 

Shiu duket se po ndihmon për shuarjen e flakëve, megjithatë mbetet nje rrezik konstant për zonat fushore.

 

Kujtojmë që zjarret në Australi kanë nisur që nga shtatori duke shkaktuar 28 viktima në njerëz,  dhe kanë vrarë më shumë se 500 milion gjallesa të tjera, si  edhe kanë shkatërruar mbi 2000 banesa.