Aurela Gaçe nostalgjike, poston performancën energjike teksa ka qenë 9-muajsh shtatzënë në...

Aurela Gaçe nostalgjike, poston performancën energjike teksa ka qenë 9-muajsh shtatzënë në skenë

490
0

Artistja e njohur Aurela Gaçe është kthyer pas në kohë me disa video nga periudha kur ka qenë shtatzënë me vajzën e saj të parë, Grace. Këngëtarja ka ndarë disa video duke performuar në skenën e programit ‘Këngët e Shekullit’, ku ka treguar se ndonëse ka qenë nëntë muajshe shtatzënë, ka pasur shumë energji. “Ore po nuk ka gjë që më ndal dmth. Opo dridhe mami dridhe. 9 muajsh shtatzënë në skenë. Fiks dy javë më pas mora dhuratën më të bukur nga Zoti, me fëmijën e parë. Në videon e tretë një super kujtim me Vikena Kamenicën, edhe ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, e të dyja ne prisnim vajza. Super kujtim me @klaudiapepa në skenë”, ka shkruar Gaçe krah performancave të mbajtura 9 vite më parë.