Aurela Gaçe ka dy fjalë për kritikët e Festivalit “Një herë i...

Aurela Gaçe ka dy fjalë për kritikët e Festivalit “Një herë i quani tradhtarë, pastaj i ngrini në piedestal”

326
0

Është kthyer në trend që rrjetet sociale të shndërrohen në arenë debatesh e diskutimesh të ngjarjeve kryesore në vend. E njëjta gjë ndodhi, si dhe po ndodh akoma, pas kurorëzimit të Ronela Hajatit si fituesja e çmimit të parë në “Festivalin e Këngës”.

Së fundmi këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka thënë fjalën e saj në lidhje me “zhurmën” e krijuar këto ditë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se çdo vit në lidhje me fituesit ka diçka që thuhet mbrapa.

Gaçe risolli në vëmendje fitoren e këngëtares Rona Nishliu, e cila në fillim u “kryqëzua”, dhe më pas kur arriti që të renditej në vend të pestë e lavdëruan dhe krej papritur e bënë “krenaria e vendit”. Ajo shkruan se në Shqipëri e njëjta gjë ndodh edhe me futbollistët të cilët një herë i shajnë dhe më pas i ngrenë në piedestal.