Aurela Gaçe i është përgjigjur deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq

Aurela Gaçe i është përgjigjur deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq

489
0

Këngëtarja Aurela Gaçe i është përgjigjur deklaratës së kryeministres serbe  Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët ‘njerëz të ardhur nga mali’.

 

Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.

‘Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë’, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.

‘Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me të, po hajt, meqe na permendi, t’ja kthejmje me të vertetë historike’, shkruan Aurela.