Aurela bën mirë duhet të hapë krahun, artistja e vërtetë e familjes...

Aurela bën mirë duhet të hapë krahun, artistja e vërtetë e familjes na qenka…

404
0

Është e pamundur ta imagjinojmë Aurela Gaçen larg muzikës, sikundër është e pamundur ta imagjinojmë skenën shqiptare pa të. Këngëtarja e njohur është pa diskutim një nga ata zëra që vështirë se harrohen e ngatërrohen, por ashtu si çdo artist edhe ajo ka rivalët e saj. Dhe në fakt pas asaj që dëgjuam, Aurela bën mirë të hapë krahun pasi ylli në ngjitje është as më pak e as më shumë, se vajza e saj e vogël, Abigail.

Ajo ka ndarë ditën e djeshme një video në Instagram ku vogëlushja dyvjeçare shfaqet duket kënduar ”Xhamadani vija vija”, ndërkohë që në sfond dëgjohet edhe zëri i motrës së madhe, Grace. “O gojëmbla ime! Kitarën e kemi në vend të çiftelisë në këtë rast”, shkruan Aurela krahas videos, ku vogëlushja duket se po shijon jo vetëm muzikën, por edhe një dozë të mirë me vitaminë C nga mandarinat që po ha.

Nuk na ngelet veçse të shpresojmë që një ditë ta shohim Aurelën në skenë me dy vajzat e saj.