Atentati që tronditi Shqipërinë, shoqërohet një personi i dyshuar për plagosjen e...

Atentati që tronditi Shqipërinë, shoqërohet një personi i dyshuar për plagosjen e prokurorit NDOJA (DETAJE)

376
0

Makina ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, e cila ra pre e një atentati

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme një person, i cili pretendohet se është atentatori kryesor i plagosjes së prokurorit të  Durrësti Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe Aleksandër Lahos ditën e premte në mbikalimin e Shkozetit.

 

Zyra e policisë po mban sekret të dhënat identifikuese të këtij personi, por raportohet se ai është me origjinë nga Fushë-Kruja.

 

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i kërkoi grupit hetimor të grumbullojë sa më shumë prova në lidhje me atentatin mafioz të ditës së premte. Çështja e plagosjes së prokurorit të akuzuar nga qeveria shqiptare si i lidhur me krimin e organizuar është marrë në dorëzim nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda: Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.