Atentati/ Prokurori dhe “Rrumi” dalin nga spitali, kush i shoqëronte. Ja çfarë thanë...

Atentati/ Prokurori dhe “Rrumi” dalin nga spitali, kush i shoqëronte. Ja çfarë thanë kur u pyetën për Redjan Rrajën

417
0

Prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë lënë dje dyert e Spitalit të Durrësit, 18 ditë pas atentatit në zonën Shkozetit në Durrës, ku gjeti vdekjen 24-vjeçari Andi Maloku.

I shoqëruar nga familjarët, Ndoja i është drejtuar shtëpisë me makinë private, ndërsa Aleksandër Laho (Rrumi) është transportuar drejt banesës së tij me autoambulancën e spitalit të Durrësit.

Sipas bluzave të bardha, Ndoja prej ditësh nuk kishte probleme shëndetësore, ndërsa “Rrumi” kishte të nevojshme asistencën mjekësore pasi u plagos në nofull, plagë që kërkonte patjetër trajtim të specializuar.

Ndërkohë, Prokuroria dhe Policia e Durrësit dhe Prokuroria për Krimet e Rënda vijojnë hetime intensive në funksion të zbardhjes së atentatit të ndodhur 19 ditë më parë në superstradën DurrësTiranë, në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit.

Burimet kanë bërë të ditur se prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, të cilët vazhdojnë t’u qëndrojnë deklaratave ta dhëna më parë, duke theksuar se nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person dhe mbi të gjitha me të arrestuarin e vetëm, Redian Rahja.

Prokurori Arian Ndoja dhe i plagosuri tjetër në atentatin e 1 nëntorit kanë mohuar të kenë konflikte me të arrestuarin. Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga atentati ndaj prokurorit Ndoja, grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se dokumentet e gjetura në automjet nuk kanë lidhje me dosjet e humbura nga Prokuroria e Durrësit.

Mësohet se grupi hetimit është në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat nuk i kanë mbërritur Prokurorisë për të ndihmuar në krijimin e profilit të personave që janë ndodhur në automjetin, i cili dyshohet së është i autorëve.

Deri më tani, për ngjarjen është arrestuar vetëm Redian Rraja. Katër ditë pas atentatit u zhvilluan kontrolle në të paktën pesë qytete, por pa u konkretizuar.