Atentat në mesnatë shqiptarit në Greqi

Atentat në mesnatë shqiptarit në Greqi

555
0

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Mikonos të Greqisë, ku një shqiptar ka mbeturi i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia greke bën me dije se ai ka qenë në një makinë, teksa persona të pajisur me skafandra dhe me një motor, kanë qëlluar me arme ne drejtim të 34-vjeçarit shqiptar.

Ky i fundit, emri i të cilit është bërë i ditur, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pritet që të dërgohet në një tjetër spital.

Mësohet se ai kishte dalë nga burgu që në 2015 dhe punonte në Mikonos, ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos e përjashtuar mundësinë se kjo mund të ketë qenë një larje hesapesh.