Aktualitet

Atentat në mesnatë dy vëllezërve në Elbasan, vdes 22-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset i vëllai (Emra+Foto)

By vizional

July 01, 2019

Një vrasje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Elbasan, ku viktimë ka mbetur një 22-vjeçar.

Viktima është Klevi Baho 22-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, Sandër Baho 30-vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima sapo kishte dalë nga burgu në Itali.

 

Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip “Audi”me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona, të cilët sulmuan vëllezërit.

 

Atyre iu zu pritë në momenton që po iknin për në shtëpi, pasi autorët i kishin pikasur lëvizjet e tyre. Policia është vënë lëvizje për të gjetur autorët, ndonëse ende nuk ka një pistë hetimi, por nga të dhënat paraprake, duket se ngjarja ka të bëjë me një larje hesapesh.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

 

 

Më datë 01.07.2019, rreth  orës 00:45, në fshatin Murras , të Elbasanit, në rrethana ende të pa qarta  janë plagosur  shetasit K.B., dhe A.B..

 

Shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç,  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje  e autorëve.