Aktualitet

Atentat me armë makinës në Vlorë, dy të plagosur (Foto)

By vizional

January 14, 2019

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’. Persona ende të paidentifikuar kanë  qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti  tip Audi A3 me targa AA 633 VC. Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.