“Ata që janë në BB janë rripa, jo VIP-a! Ata merren me...

“Ata që janë në BB janë rripa, jo VIP-a! Ata merren me kujt i doli prapanica, kush shau”

240
0

I njohur për qëndrimet kontraverse të tij Robert Aliaj ka reaguar ashpër për banorët e Big Brother VIP, të cilët sipas tij nuk janë fare VIP-a.

I ftuar në një emision dhe i pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e këtij formati, Aliaj shprehet kundër.

Roberti theksuar se ky program nuk është për të, ndërsa ata që janë pjesë e BBV, janë rripa dhe jo VIP-a dhe nuk kanë asnjë nivel.

“Jo, Big Brother nuk është një show ku mund të jem. Ata që janë në BB janë rripa, se s’ka si të jetë një VIP thashethemexhi, të merret me gjëra të vogla, humbasin kohë për gjëra banale.

Aty s’ka asnjë dialog me vlera publike, vetëm thashetheme , kujt i doli prapanica, kush shau. Nivel ekstrem banal bisedash për të qenë VIP.

Ndërkohë që unë kur e shohë këtë gjë them me vete, ja se kush është VIP-i në Shqipëri”, u shpreh ndër të tjera Robert Aliaj.