“Ata e shohin djalin tim 8-vjeçar si një udhëheqës dhe i puthin...

“Ata e shohin djalin tim 8-vjeçar si një udhëheqës dhe i puthin dorën”, aktori i famshëm turk përdor djalin e tij në një sekt çnjerëzor

350
0

Shumë akuza të reja në dosjen e divorcit tw aktores së famshme Nagehan Kashëkçë me aktorin Necati Şaşmaz kanë rënë si bombë.

Ajo ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nexhati Shashmaz”, të cilin ai pretendon se e sheh veten si prijës dhe pretendoi se djali i tij 8-vjeçar gjithashtu shihet si trashëgimtari i këtij urdhri.

Gruaja shton: “Ata e shohin djalin tim 8-vjeçar si një udhëheqës dhe e puthin dorën”

Në këtë sekt gjatë riteve të tij, aktori turk e sheh veten si prijës dhe sheh djalin e tij 8-vjeçar si dishepull të tij.

Necati Şaşmaz, tha se djali i tij 8-vjeçar u pranua si udhëheqësi i ardhshëm i sektit dhe se dishepujt e vjetër e quanin djalin e tij “vëllain e madh” dhe i puthin dorën.

Pas incidentit në sekt, djaloshi 8 vjeçar mori ndihmë nga punonjësi social, psikologu i Gjykatës së 2-të të “Familjes në Stamboll” .

Fëmija e mitur është dërguar nga babai i tij një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, që ai nuk mund t’i kuptonte këto lëvizje.

Këto veprime dhe ku kult u krye kundër vullnetit të djaloshit 8 vjeçar.

Në raportin e divorcit të çiftit më 7 gusht 2020, u rekomandua që fëmijët të jetonin me nënën e tyre.

Në çështjen e divorcit, kujdestaria e dy fëmijëve iu dha nënës.

Por, aktori turk së bashku me avokatët e tij deklaron se kulti nuk është i vërtetë dhe e gjithë çështja është një trillim, por për momentin ky incident mbetet nën hetim.

Nëna e 8 vjeçarit në prononcimin e saj të fundit është shprehur: “Djali im ishte “viktimë” e këtij kulti. Unë nuk dua që djemtë e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “.