Asteroidi gjigant i afrohet Tokës këtë fundjavë

Asteroidi gjigant i afrohet Tokës këtë fundjavë

367
0

Një asteroid që besohet të jetë sa masa e e gjashtë fushave futbolli do të kalojë pranë Tokës ditën e shtunë.

Asteroidi i quajtur ‘2002 NN4’ do të kalojë shumë pranë planetit tonë në fundjavë, në orën 11:20, tregon NASA.

Me një diametër prej 0,6 km, objekti qiellor mund të duket si një rrezik, por sipas qendrës studimore ‘Center for Near Earth Object Studies’, nuk shfaq asnjë problem për ne.

Kjo pasi asteroidi besohet të jetë 50 milionë km larg prej planetit tonë, 13 herë më larg se Hëna.

Hera tjetër që ky asteroid do të jetë sërish pranë nesh është qershori i 2029.