Këto janë arsyet
Posedimi i një ishulli duket si një ëndërr që u bë realitet – por ata kushtojnë shumë dhe vetëm miliarderët si Johnny Depp, Leonardo DiCaprio dhe Mel Gibson mund t’i blejnë.
Por, ka gjasa që ju të bleni ishull me një çmim të arsyeshëm. Sidoqoftë, disa nga ishujt kanë të metat e tyre, kjo është arsyeja pse askush nuk heziton t’i blejë.
Ishulli Little Rocky, Kanada
Ky ishull me plazhe me rërë të bardhë, me natyrë të bukur dhe pyje me pisha, rrezikohet nga stuhitë dhe uraganet nga ishujt fqinj. Nuk ka prona tjera aty, kështu që ju do të jeni i pari që do ta ndërtoni shtëpinë e ëndrrave aty. Çmimi i tij është mbi 74 mijë dollarë.
Ishulli Tillamook, SHBA
Ishulli Tillamook nuk konsiderohet ishull në kuptimin tradicional, është një shkëmb me një shtëpi ndriçuese në bregdetin e Oregonit. Çmimi fillestar i këtij ishulli, që u shit disa herë, ishte 500 mijë dollarë, por tani ka rënë në 50 mijë. Valët që lagin këtë ishull dhe historia me shumë legjenda, mite, madje edhe tragjedi (si vdekja fatale e John Trewawas në shekullin e 19-të, që u godit nga valët dhe ra në det), frikëson shumë blerës potencialë.
Ishulli Chandler, SHBA
Ishulli Chandler është ishulli me pamje piktureske nga shteti amerikan Maine. Këtë ishull mund ta bleni me një çmim afro 40 mijë dollarë. Është një kasolle e vogël në ishull, ku mund ta ndërtoni shtëpinë tuaj. Problemi i vetëm janë baticat – uji mbulon gjysmën e kësaj pjese të ishullit.