” As në Paris nuk hahet aq mirë”, kush është gruaja që...

” As në Paris nuk hahet aq mirë”, kush është gruaja që ”çmend” Eduartin me çdo gjë që gatuan

605
0

Ndoshta Eduart Grishaj nuk e kishte imagjinuar që emri i tij do të lakohej aq shumë gjatë këtij viti, por kur ke partnere një nga moderatoret më të njohura në vend është e pamundur t’i shpëtosh vëmendjes së njerëzve. Por Eduarti duhet ta quajë veten me fat, pasi ka në krah jo vetëm një njohëse shumë të mirë të kuzhinës, por edhe kuzhiniere me ”nam” siç thotë populli. Arbana Osmani së shpejti do të nxjerrë në treg librin e saj të dytë të gatimit. Por, kësaj radhe do të jetë ndryshe, pasi recetat e librit të dytë do të jenë 5 minutëshe, mjaft praktike për njerëzit që nuk kanë mjaftueshëm kohë të gatuajnë.

Moderatorja ka publikuar një nga recetat e saj në rrjete sociale, dhe nuk ka munguar komenti i Eduart Grishajt që e komplimenton pafund. Dhe jo vetëm kaq, pranon publikisht se çdo gjë e gatuar nga duart e saj është mrekulli dhe se ia kalon edhe shefave të famshëm parizienë.

 

 

”Boo ç’më bëre,a po nuk jam në një vend që po më hahet aq shumë.”-shkruan Eduarti.

”Nuk ankohet njeriu për të ngrënë në Paris” – i kthehet moderatorja, ndërsa i dashuri i zemrës nuk ia kursen komplimentet e radhës ” Jo në Paris,por në asnjë vend të botës nuk ka si ushqimet që gatuan ti. Dhe e kam shumë sinqerisht këtë.” Epoo, të tilla gjëra të bukura lexofshim gjithnjë!