Aktualitet

As në Athinë as në Kretë nuk udhëtoni dot pa këtë dokument…

By vizional

July 21, 2021

Kryeqyteti Athinë dhe ishulli i Kretës janë dy vendet që aktualisht mund të vizitohen nga qytetarët shqiptarë. Por Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët 24 orë para se të udhëtojnë duhet të kenë plotësuar formularin PLF. Nëse ky fomrular nuk plotësohet, nuk do të mund të udhëtoni me avion.

Për çfarë shërben ky formular?

Pas plotësimit të formularit, pasagjerët do të marrin një kod QR. Ky kod do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

 

Pas kësaj tabele, klikoni ‘Start Here’ dhe plotësoni fushat përkatëse.