Artan Lame del para karrigeve bosh në Shijak dhe thotë: Kjo panoramë...

Artan Lame del para karrigeve bosh në Shijak dhe thotë: Kjo panoramë është alarm për seriozitetin e pandemisë, por puna vazhdon, japim 320 certifikata

359
0

Dje në shesin qendror të Shijakut ishte parashikuar aktiviteti i rradhës i Kadastrës Shqiptare për fillimin e rregjistrimit masiv të tokës bujqësore. Por masat e fundit anti-kovid të miratuara nga Qeveria, e bënë të pamundur një gjë të tillë. Në këto kushte, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame dhe Kryetari i Bashkisë Elton Arbana, vijuan me dhënien në mënyrë simbolike e vetëm 2-3 prej certifikatave. Në sheshin e qytetit, aty ku u organizua edhe aktiviteti, karriget në mënyrë simbolike u lanë bosh pa qytetarë.

 

“Sot këtu në Shijak do të vijonim atë që po bëjmë javë pas jave dhe qytet pas qyteti, për regjistrim dhe certifikimin e tokës bujqësore. Në rrespektim të masave kundër kovid ne anulluam prezencën e publikut në këtë aktivitet, por pa e anulluar vetë aktivitetin, duke e mbajtur sheshin me karriket bosh si një alarm për të gjithë që sa seriozisht duhet ta trajtojmë këtë pandemi.

 

Nga ana tjetër, këto karrike, që përndryshe do të ishin plot me qytetarë e fermerë që me gëzim sot do të merrnin certifikatën e tokës, dua të jetë edhe një simbol që tregon që megjithatë shteti funksionon, institucionet vijojnë punën e tyre” tha Lame.

 

Kryetari i Bashkisë, Arbana, e vuri theksin në faktin e rezultateve që jep bashkëpunimi Agjensi-Bashki në këtë process dhe ftoi qytetarët e interesuar të jenë aktivë në procesin e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm.

 

Në këtë aktivitet ishte parashikuar të jepeshin 320 certifikata të tokës bujqësore, të përgatitura nga drejtoria Rajonale Durrës, të cilat për shkak të anullimit të prezencës publike, u publikuan në faqen zyrtare të Kadastrës.