Artan Hoxha: Kush është bosi heroinës Altin Hajri dhe lidhjet me politikën

Artan Hoxha: Kush është bosi heroinës Altin Hajri dhe lidhjet me politikën

614
0

Jan Prenga nga Kamza u mor peng më 17 Janar dhe u vra. Trupi i tij rezulton i zhdukur, ndërsa policia ka arrestuar 5 persona në Shijak, pjestarë të familjes Hajri, të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Sipas hetuesve Prenga u mor peng për shkak të prishjes së pazareve të drogës, ndërmjet vëllait të tij dhe bosit të drogës, Altin Hajri.

Por kush është Altin Hajri, si i shpëtoi drejtësisë?

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar sonte në “Byro Politike” në Abc Neës ka zbardhur skedën e këtij personi që dyshohet se ka trafikuar deri në 1 ton drogë por nuk është vënë në pranga, madje emri i tij u fshi nga faqja e Interpolit.

Hoxha deklaroi se Altin Hajri kishte  mbështetje të fortë politike.

Jan Prenga nuk është emër i ekspozuar për autoritetet tona, ndërsa familja Hajri ka patur avantazh se nuk ka qenë i ekspozuar në ngjarje me pengmarrje, por ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike. Është një nga emrat që italianët e kanë mbajtur në mbikqyrje. Altin Hajri është shpallur në kërkim, pasi janë kapur mbi 1 ton lëndë narkotike. Ky e merrte vetë në Afganistan dhe e shpërndante në Itali, por çuditërisht nuk u kap dhe u hoq kërkimi ndërkombëtar. Kishim fushatën e zgjedhjeve të 2017, kemi parë përgjime të shumë personazheve të botës së krimit dhe lidhjet me politikën. Grupi Hajri ka qenë i përfshirë në koalicionin me një nga partitë që qeverisnin vendin. Policia e Shtetit në atë kohë ka kërkuar të veprojë por ka patur pengesa, Adriatik Llalla ishte në atë kohë Prokuror i vendit”, deklaroi Hoxha.

Para fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka bërë një operacion, ka ndodhur një ngjarje më shkëmbin zjarri në Shijak, pas vëzhgimeve policia ka organizuar arrestimin e tij në mënyrë sekrete dhe e kanë prangosur. Vetëm disa orë më vonë është ndërhyrë dhe është kërkuar që ky person të lirohet, më vonë është shkarkuar drejtori i policisë”, tha Hoxha në abcneës.al.