Aktualitet

Arta Marku përballet me opozitën: Kam zbatuar ligjin nuk i pengoj unë hetimet për Xhafën

By vizional

July 11, 2018

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku përballet për herë të parë ballë për ballë me opozitën e cila në distancë e ka kritikuar që në fillim zgjedhjen e saj. Arta Marku ndodhet në Komisionin e Ligjeve për të raportuar për punën e prokurorisë për vitin e 2017. Më tej, asaj iu drejtuan pyetje nga Edi Paloka i PD, i cili tha se nuk keni hetuar çështjen e vëllait të ministrit Xhafaj: Marku u përgjigj: “Prokuroria është një institucion i decentralizuar, dhe prokurorët janë përgjegjës për hetimet”. Ndërsa lidhur me shkarkimet dhe emërimet në institucionin e akuzës, ajo tha se nuk janë shkarkime, por lëvizje të përkohshme. Sipas saj, ata që e kanë paditur në gjykatë, kanë humbur gjyqin.