Arta Marku “hap krahun”, OLSIAN ÇELA, merr pikët më të shumta për...

Arta Marku “hap krahun”, OLSIAN ÇELA, merr pikët më të shumta për KRYEPROKUROR të SHQIPËRISE 

474
0

Prokurori i Përgjithshëm thuajse është skicuar ditën e sotme. Këshilli i lartë i Prokurorisë ka zgjedhur radhën sesi do ti propozohen kuvendit kandidatët për prokuror të përgjithshëm.

Kështu afaër mesditës, Gent Ibrahimi në një dalje publike tha se listën e vlerësojnë nga profesionalizmi, integriteti dhe pozicioni I tyre karshi publikut. “ka pasur vonesa por nuk varen nga ne” tha Gent Ibrahimi.

“Kemi qenë transparentë me publikun në këtë proces, që solli në këtë finale:

Olsion Çela – 459 pikë

Arta Marku – 406 pikë

Fatjona Memçaj – 362 pikë

Ne në këtë moment ia lëmë fjalën kuvendit” tha Ibrahimi përpara KLP dhe medias