ARSYEJA/ Nga Emil Asdurian

ARSYEJA/ Nga Emil Asdurian

591
0

 (Alfred North Whitehead III)

 

Arsyeja në gjykimin e saj të paantë duhet të ish e verbër,

me peshoren dhe fshikëlluesin e saj,

e pa ndjeshme, e drejtë, e a paprekshme nga mëshirë

a dashuri e gjorë se s’pret asgjë, veç të japë, ndoshta

dhe atë që s’ka, por helas, si çdo gjë njerëzore, qëllimi

përcakton largpamësine e dijes sonë, andej nga lind

veprim i njohjes, mënyrat që më parë zgjidhje dhanë

dhe enkas harron morinë e fakteve q’e kundërshtojnë,

se jashtë atij shtegu të rrahur tashmë asgjë s’vlen,

e paqenë vdes e vërtetë e marrë!

 

Arsyeja në gjykimin e saj, s’duhet të ish siç është,

pa atë aromë dehëse, që çdo arritje sjell a çdo dëshirë

vegim ëndrre, por faktin e cliruar nga vetja të vështrojë

me kërshëri, dhe jo me besimin në Zot të fesë,

më të pranueshmen, të diktuarën të zgjedhë

me ndjenjë veç një pjesë nga e tëra e jo te gjithën!

Pa kënaqësinë parësore të thellë që unin miklon,

me arritje a zotërim në një çast fatlum, nëndergjegjen gur,

trashigiminë e stërlashtë, s’di se ku, që qartësia qelq sjell,

me rregullat që vendos të fitojë me çdo kusht,

ngadalë të fshijë, vetveten të vrasë.

 

Arsyeja ka të drejtë të gjykojë veten e saj,

asgjë, të gjitha papërjshtim siç duhet të jetë,

a ndoshta për më shumë dhe çfarë me të nuk përkon,

ate që jashtë saj mbet dhe përsëri është,

si jeta që lindi nga pluhur dhe ujë,

si një shkallë më lart u ngrit mendimi,

ç’shpirtin ndez e etur Zot të lindë dhe të ringjallet e bën fli!

(dashurinë)!

 

EA 8/1/2019 all the rights and copy rights are protected! — me Hava Sula, Cerciz Loloci, Gezim Boçari dhe 57 të tjerë.

Shperndaje