Arsimi gjithëpërfshirës, 3 gazetarë vlerësohen me çmime për raportimet më të mira

Arsimi gjithëpërfshirës, 3 gazetarë vlerësohen me çmime për raportimet më të mira

558
0

Fushata mobilizuese për rritjen e gjithëpërfshirjes në arsim të komunitetit Rom dhe Egjiptian të quajtur #Shkollaimeshkollajote, ka ndihmuar në ndërgjegjësimin e afro 500 fëmijëve, 120 prindërve dhe 81 mësuesve për të përqafuar qëndrimet e reja në lidhje me gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shkollë, kjo fushatë kulmoi dhe me 3 gazetare fituese, të cilat u bënë pjesë e këtij rrugëtimi.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

UNICEF, Ministria e Arsimit dhe Sporteve si dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhanë sot 3 çmime për raportimin me të mirë të arsimit gjithëpërfshirës për kategoritë: shtyp, televizion dhe online. Përkatësisht gazetaret Esmeralda Keta, gazetare në profesion të lirë, Eglantina Alliaj, kryeredaktore e portalit vizion.com.al dhe Megi Fagu nga TV Klan Plus u nderuan me Çmimin për raportim profesional dhe korrekt të arsimit gjithëpërfshirës. “Etika e rapotimit në media është një çështje që na ka shqetësuar gjithmonë.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Këto çmime, janë një shprehje e mirënjohjes për gazetarët që angazhohen për pasqyrimin profesional të problemeve dhe arritjeve në ndryshimin e mentalitetit të prindërve ndaj shkollimit të fëmijëve, si dhe për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës”- u shpreh Jaëad Aslam, Zv Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri,. “Ne jemi krenarë që radhëve të medias u janë shtuar, më shumë gazetarë të rinj që raportojnë për situatën e të drejtave të fëmijëve, duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në arsim’. Faleminderit dhe #ACER, #Amarodrom për bashkëpunimin.