Arritjet dhe nevojat për turizmin shqiptar/ Nga Kujtim Dervishi

Arritjet dhe nevojat për turizmin shqiptar/ Nga Kujtim Dervishi

752
0

Jemi sot këtu në Ditën Botërore të Turizmit, pikërisht në Krujën e Skënderbeut, për të promovuar vlerat e kulinarisë shqiptare. Së pari, vlerësojmë vëmendjen e qeverisë shqiptare, e cila krijoi Ministrinë e Turizmit dhe vendosi në krye të saj një ministër me eksperiencë. Vendi ynë për pozitat gjeografike që ka, por jo vretëm, është bërë atraksion turistik për turistët e huaj. Përveç turizmit bredgetar, malor dhe kulturor, vendi ynë ofron dhe një gamë të gjerë të ushqimeve tradicionale shqiptare, në shumicën e rasteve BIO në të gjitha trevat. Shoqata jonë ka shtrirje në të gjithë territorin, ku përfshihen restorantet, bujtinat dhe prodhuesit vendas, të cilët së bashku krijojnë një mozaik të gatimeve tradicionale të të gjitha trevave. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me Agjensinë Kombëtare të Turzimit, dhe po punojmë për çertifikimin e restoranteve dhe të stafeve të tyre, me qëllim që t’ju bashkangjitemi standarteve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu po përgatisim një katalog të të gjithë rrjetit të anëtarëve të Shoqatës-i cili do të jetë në të gjitha pikat hyrëse të vendit tonë. Një arritje për turizmin shqiptar ishte dhe ulja e TVSH, e cila uli në një masë të konsiderueshme informalitetin.  Pasi të jenë vendosur këto standarte në shërbime, cilësi dhe gatime, edhe Inspektoriati i Turizmit e ka më të lehtë kontrollin në këto subjekte që ushtrojnë veprimtari turistike. Kështu mund ti bashkohemi turizmit elitar të vendeve fqinje dhe atyre europiane. Duke ju falënderuar ju, u bëj me dije se së bashku me AKT, kemi vendosur të shpërndajmë disa stimuj për disa restorante, prodhues dhe shefa guzhine. Më pas jeni të lutur të vizitoni panairin e kulinarisë me produktet e anëtarëve të Shoqatës se Restoranteve Turistike shqiptare!