Arrin në tre milion numri i njerëzve të infektuar nga Covid-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Universitetit Mjekësor John Hokins, deri në orën 16:40 të datës 28 prill, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka arritur në 3,061,521.

Në krye të listës qendron SHBA me 988, 490 të infektuar duke u pasuar nga Spanja me 232,128 dhe më pas Italia me 199, 414 persona të infekuar.

Franca rënditet e katërta me 166, 036 të infektuar dhe më pas vjen Gjermani me 158,768 persona të prekur nga Covid-19.

Numri total i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit ka arritur në 212,083viktima.

Italia shënon dhe numrin më të lartë të jetëve të humbura me 26,977 viktima.

Spanja e cila renditet e dyta pas Italisë shënon 23, 822 viktima.

E treta të listë për humbjet e jetëve nga koronavirusi është Franca me 23,822 viktima. Dhe më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me 21,092. Ndërkohë numri i të shëruarve në gjthë botën ka arritur në 906,022 persona. Spanja kryeson listën me 123,903 të shëruar, duke u pasuar nga Gjermania me 117,400 persona të shëruar dhe e treta është SHBA me 111,583 persona të shëruar.

Ndërkaq, në Shqipëri deri më tani janë regjistruar 750 raste të infektuar në Covid-19, nga të cilët 30 kanë humbur jetën dhe 431 janë shëruar.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *