ARRIHET MARRËVESHJA! Shqipëri-Kosovë bien dakord për njohjen e sigurimeve shoqërore

ARRIHET MARRËVESHJA! Shqipëri-Kosovë bien dakord për njohjen e sigurimeve shoqërore

372
0

Ministrja Denaj: Turizmi dhe fasonët, dy sektorët më të goditur nga pandemia! 3 mijë të punësuar në gusht më shumë sesa para COVID-19

 

87 mijë persona janë punësuar në muajt maj-qershor, por shumë prej tyre, jo në sektorin ku kanë punuar para pandemisë.  Shifrat zyrtare janë zbuluar sot nga ministrja e Financave, Anila Denaj e cila shtoi se në muajin gusht ka një rritje të punësimit me rreth 3 mijë persona të punësuar më shumë sesa para nisjes së pandemisë. “Janë punësuar në muaj maj-qershor 87 mijë persona, por duhet të pranojmë se nuk janë punësuar në të njëjtin sektor që kanë qenë më parë.  Ne në gusht rezultojmë me 3 mijë të punësuar më shumë sesa nga fillimi i pandemisë. Ky është një proces dhe kemi folur për skema që nxisim punësimin. Duhet të rikthehemi tek marrëdhëniet bilaterale, ne kemi firmosur vjet tek CEFTA një marrëveshje që arsimi profesional të njihet në të gjitha vendet e Ballkanit, që certifikimet tona të njihen.”,-tha Denaj.

 

E pyetur nga gazetarët në përfundim që pati me homologun kosovar, Skënder Reçiça për marrëveshjen për kontributet shoqërore, Denaj mohoi falimentimin dhe krizën që po kalon biznesi i vogël. Ministrja pranoi vështirësitë dhe tha se dy sektorët më të goditur nga pandemia janë; fasonët dhe turizmi.

 

“Sigurisht nuk mund të flas për biznese të falimentuara, pa parë regjistrin e QKB. Jam e vetëdijshme që biznesi i vogël është në vështirësi. Flasim për kthim të punësimit apo kthim të bizneseve drejt akomodimeve që pandemia na detyroi. Bizneset e hapura brenda protokolleve kanë mundësuar qe bizneset të operojnë dhe të kenë mundësinë të vijojnë tregtinë. Sektorët më të goditur janë fasonët dhe ata që nuk janë në prodhim. Kjo nuk vjen vetëm si rezultat i pandemisë, por është koha që tregon vështirësinë. Por turizmi u godit më shumë sidomos nga turistët e huaj. Turizmi vendas do të duhej të kompesonte me strukturat akomoduese të pushuesve vendasë. Qeveria duhet të stimulojë punësimin dhe të kompesojë edhe sektorin e turizmit. Punësimi afatmesëm do të dojë më shumë kohë.”,-tha Denaj.

Ekonomia shqiptare u godit rëndë nga 2 muajtë e izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19. Qeveria u mjaftua me pagën e luftës për biznesin e vogël dhe bonusin për të punësuarit dhe të hequrit nga puna në bizneset që punuan gjatë pandemisë. U prit një paketë e tretë dhe një plan rimëkëmbjeje, të premtuara nga socialistët, por asnjë prej tyre nuk u realizua.