Arrestohet shqiptari në Itali, i theu brinjët gruas dhe e kafshoi në...

Arrestohet shqiptari në Itali, i theu brinjët gruas dhe e kafshoi në kokë

333
0

Një shqiptar me inicialet H.S., 20 vjeç, është arrestuar nga policia italiane, pasi ka qëlluar bashkëshorten me grushte dhe madje e ka kafshuar në kokë, në prezencë të vajzës së tyre 2 vjeçe.

Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan britmat me zë të lartë të gruas. E transportuar në Spitalin e Ragusas, shqiptraja u diagnostikua me thyerje të shumta brinjës dhe plagë në kokë, shkaktuar nga e kafshuara.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rënduar psikologjike, e cila në momentet që babai i saj ka ushtruar dhunë ndaj të ëmës, ka qarë dëshpërimisht pa pushim.

Ndërkohë mësohet se burri e ka detyruar bashkëshorten që të flejë në një dhomë tjetër larg vajzës së vogël.