Arrestohet punonjësi i bankës, vodhi 280 milionë lekë duke falsifikuar firmat e...

Arrestohet punonjësi i bankës, vodhi 280 milionë lekë duke falsifikuar firmat e klientëve (EMRI- VIDEO)

563
0

Finalizohet operacioni policor “Transaksioni” në Shkodër, arrestohet Olsi Boriçi, ish-punonjës banke, i dënuar me 10 vite burg për vjedhjen e 280 milionë lekëve përmes falsifikimit të nënshkrimeve të klientëve.

 

Policia bën me dije se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni  për Hetimin e Krimeve të Renda në DVP Shkodër,  me  mbështetjen  e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”,   pas informacioneve të marra në rrugë operative,  u zhvillua   operacioni i koduar “Transaksioni”, duke u finalizuar me kapjen dhe vënien në pranga  të shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht:

 

Olsi Boriçi,  41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në  banesë në lagjen “Skënderbeg”,  Shkodër.

 

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi  Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017,  e ka dënuar me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”  parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.

 

Ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër  duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar  në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

 

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.