Arrestohet në SHBA një prej vrasësve të oficerit të RENEA-s në Lazarat

Arrestohet në SHBA një prej vrasësve të oficerit të RENEA-s në Lazarat

292
0

Është arrestuar në SHBA pas rreth 2 vitesh e gjysmë një prej autorëve të vrasjes në Lazarat të Ibrahim Bashës, oficer i RENEA-s. Policia tha në një njoftim se 20-vjeçari Ruhan Hiraj, lindur në Gjirokastër është arrestuar falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI. Hiraj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, u lokalizia dhe arrestua me datë 20 dhjetor, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim. Ai po ashtu akuzohet edhe për “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.

 

Përmbledhje faktesh:

 

Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

 

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

 

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të Ruhan Hirajt drejt Shqipërisë.