Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, kundërshtoi dhe kërcënoi për shkak të detyrës policin

By vizionc

September 08, 2019

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 35 vjeçar, i cili kundërshtoi dhe më pas kërcënoi punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. D., banues në Tiranë.

Në rrugën “Mikel Maruli”në Unazë të Re, 35- vjeçari ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër dhe në momentin që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Tashmë i riu akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Kundërshton dhe kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë, por  arrestohet në flagrancë

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– E. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Mikel Maruli”në Unazë të Re, 35- vjeçari E. D., ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër dhe në momentin që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. D., për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.