Arrestohen në flagrancë 2 ‘skifterët’ në Tiranë, 7 vjedhje në 8 muajt...

Arrestohen në flagrancë 2 ‘skifterët’ në Tiranë, 7 vjedhje në 8 muajt e fundit, synonin bizhuteritë dhe paratë

499
0

Kanë rënë në pranga dy “skifterat” e banesave në Tiranë, që për 8 muaj kishin arritur të futeshin në 7 shtëpi të ndryshme dhe të vidhnin bizhuteri dhe para.

Bëhet me dije nga policia se janë arrestuar I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”.

 

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash.

 

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

 

-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

 

– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

 

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

 

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

 

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

 

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

 

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

 

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.