Shpesh ushqimet më të thjeshta janë më të pasurat në ushqyes dhe përfitime shëndetësore. Këtë gjë mund të themi për arrat: të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme, fibra, antioksidantë dhe vitamina natyrale, ato ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, shkruan Health Magazine.
- Konsumimi i një grushti arrash në ditë na lejon të shijojmë vetitë e pabesueshme terapeutike, të cilat na ndihmojnë të mbrojmë shëndetin dhe të parandalojmë disa sëmundje shëndetësore.
- Kanceri– Arrat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Ky përfitim u tregua në një studim, i cili tregoi se ata që përfshijnë çdo ditë një grusht arra në dietën e tyre mund të zvogëlojnë me 50% rrezikun e kancerit.
- Zemra- Aminoacidi l-arginine që gjendet në arra ofron shumë përfitime kardiovaskulare. Arrat mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Ato gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të shëndetshme, me veti anti-inflamatore dhe të afta për të ulur kolesterolin.
- Antioksidantë- Vendimtarë për shëndetin, pasi janë në gjendje të luftojnë efektet e radikaleve të lira. Arrat përmbajnë antioksidantë të ndryshëm, të tillë si polifenolet, të cilët janë veçanërisht të dobishëm për parandalimin e dëmtimit të mëlçisë.
- Pesha– Shtimi i sasive të shëndetshme të arrave në dietën tuaj ndihmon në ruajtjen e peshës ideale. Arrat na bëjnë të ndihemi më të ngopur dhe të hamë më pak edhe nëse hahen me moderim, ato nuk ju shëndoshin.
- Truri– Arrat përmbajnë komponime neuroprotective, të tilla si vitamina E, acid folik, melatonin, acide yndyrore omega 3 dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trurit dhe përmirësimin e aftësive njohëse.
- Diabeti– Yndyrat e shëndetshme të arrave përmirësojnë parametrat metabolikë të pacientëve me diabet tip 2