Arnold Schwarzenegger bën vaksinën anti-COVID dhe publikon pamjet e momentit: Hera e...

Arnold Schwarzenegger bën vaksinën anti-COVID dhe publikon pamjet e momentit: Hera e parë që jam i lumtur të pres në rradhë

312
0

Arnold Schwarzenegger iu është bashkuar personazheve të njohur që kanë bërë vaksinën anti-COVID. Aktori i famshëm ndau me ndjekësit në Instagram pamjet e momentit kur vaksionet, ndërsa qëndron brenda në makinë me maskë në fytyrë. “Sapo bëra vaksinën dhe do ia rekomandoja kujtdo dhe gjithkujt”– tha ai në video, teksa citoi një shprehje ikonë “Eja me mua nëse dëshiron të jetosh”, të filmit Terminator 2: Judgment Day. Në mbishkrimin e postimit, Schwarzenegger u kërkoi ndjekësve që të bëjnë vaksinën.

 

“Sot ishte një ditë e mirë, nuk jam qenë kurrë më i lumtur të pres në rradhë. Bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të bërë vaksinën,”– shkroi ai.