Armina Mevlani zbulon kur do të bëhet nënë.. tregon marrëdhënien me fëmijët e Shkëlzenit

Armina Mevlani ka folur hapur për planet e saj për krijimin e një familje në të ardhmen. Blogerja është shprehur se ka nevojë edhe për pak kohë përpara se të ndërmarrë këtë hap. Ajo tha se për momentin është e angazhuar me punën dhe dëshiron që kur të lindë fëmijë ti dedikohet plotësisht. “Ke menduar të bëhesh mami?”- u pyet Armina në një mini-intervistë që zhvilloi me ndjekësit në Instagram.

Ndërsa u përgjigj: “Po me shumë qejf. Thjesht kam nevojë edhe për fare pak kohë. Jam 28 vjeç (ndoshta edhe për shkak të angazhimeve). Dua që ti dedikohem plotësisht kur ta bëj.”

Gjithashtu ajo tregoi se do ishte shumë e lumtur po të bëhej nënë e dy fëmijëve.

Përsa i përket marrëdhënieve me fëmijët e partnerit të saj, Shkëlzenit ajo tha: “Jemi si shokë. Sepse janë adoleshentë dhe kuptohemi.”

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *