Armando Subashi bëhet personazh, shkrin së qeshuri zonjat socialiste, dështon me Ruçin...

Armando Subashi bëhet personazh, shkrin së qeshuri zonjat socialiste, dështon me Ruçin dhe Ramën/ Veliaj bisedon cepave me ministren, pranë mban vetëm biçikletën

381
0

TIRANË– Armando Subashi ka qënë personazhi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste paraditen e sotme në seli. Duke lëvizur këmbë e duar, e duke qeshur me të madhe Subashi ka shoqëruar kryeministrin Edi Rama për në makinën e tij.

 

Megjithatë Rama nuk u qeshi për asnjë moment dhe pasi u përshendet me socialistin u largua me “Benzin” e tij. Pasi nuk ia doli dot që të bënte për të qeshur Ramën, e kundërta ndodhi me gratë socialiste: Etilda Gjonajn; Evis Kushin dhe Ogerta Manastirliun. Një batutë e Subashit i ka bërë të ‘shkrihen’ zonjat e PS-së.

 

 

 

Por kryebashkiaku i Fierit ka dështuar sërish me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili si gjithmonë ka mbajtur fytyrën e tij stoike. Pas një bisede të shkurtër në këmbë, Ruçi me duar në pallto dhe i mbështjellë me një shall të kuq është larguar për në zyrën e tij. Ndërkohë në një tjetër cep në hyrje të selisë, qëndronte kryebashkiaku Erion Veliaj, biçkleta e tij dhe ministrja e Kulturës Elva Margaritin. Të dy bisedonin diçka me njëri-tjetrin por nuk mundëm dot ta deshifronim.

 

 

 

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, ku është diskutuar për Kongresin që do mbahet në 29 shkurt. Po ashtu mësohet se dy deputetët, Gjylameti dhe Hyseni janë komanduar që të bëjnë nga e para Kodin Zgjedhor, ku do reflektohen ndyshime dhe në statut. Balla pas mbledhjes tha se është diskutuar dhe për Shkodrën, qark që shumë shpejt sipas tij do ketë drejtuesin e ri politik.