Aktualitet

Armand Duka organizon festën private për “VIP”-at në “Air Albania Stadium” pas ndeshjes me Francën (FOTOT)

By vizionc

November 19, 2019

Inagurimi i stadiumit “Air Albania” ka shkaktuar shumë debate këto ditë. Mbrëmjen e së të dielës, u mbajt edhe ndeshja Shqipëri-Francë në stadiumin më të ri shqiptar “Air Albania Stadium”, ku kombëtarja kuq e zi u mposht me rezultatin 0-2 për francezët.

Përveç asaj që u pa gjatë inagurimit të stadiumit, është mësuar se të gjithë personazhet e famshëm pas përfundimit të ndjeshjes janë mbledhur në një festë private në sallën “VIP” të stadiumit, festë e cila mendohet të jetë organizuar nga Armand Duka.

Pamje të pakta janë publikuar edhe nga këngëtrja e njohur Manjola Nallbani e cila ka bërë publike në llogarinë e saj të instagramit foto nga festa private e VIP-ve brenda stadiumit.

 

Krahas fotove këngëtarja shkruante: Të kendoja mbreme ne sallen “ VIP” ne diten e inagurimit te stadiumit te ri – Arena Kombetare “ Air Albania ” ishte sinqerisht emocion i veçante! Faleminderit @federatashqiptareefutbollit 🙌qe me bete pjese te ketij momenti!”

Kujtojmë që në këtë ndeshje më të rëndësishme, pasi përkoi edhe me inagurimin e stadiumit mungonte tenori Kastriot Tusha, i cili ka qenë gjithmonë i pranishëm për të kënduar himnin kombëtar, i zëvendësuar këtë herë nga këngëtarja e njohur Juliana Pasha. Sipas Tushës, ai priste të merrte pjesë si çdo herë, por organizatori i këtij inagurimi ishte Ardit Gjebrea, i cili nuk e ka ftuar atë.

Franca mundi dy ditë më parë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.