“Arkeologët” e ADN-së zbulojnë në gjene, sinjale e së kaluarës

“Arkeologët” e ADN-së zbulojnë në gjene, sinjale e së kaluarës

424
0

Njësoj si në një gërmim arkeologjik, gjenetistët janë përpjekur të kërkojnë sinjale nga e kaluara në ADN-në e njeriut modern, duke zbuluar tregimin e migrimeve antike dhe kryqëzimeve. Kjo analiza e Universitetit të Tartusë, në Estoni, u zhvillua mbi 565 individë që vinin nga Azia jugore duke mundësuar që të krijohet gjenomi arkaik, sipas studimit të botuar në revistën shkencore “Molecular Biology and Evolution” dhe i koordinuar nga italiani, Luca Pagani studiues në Tartu dhe në Universitetin e Padovas. Studiuesit zbuluan se disa copëza ADN-je nuk përzihen sikurse ndodh normalisht gjatë bashkimit të dy popullsive, në këtë rast bëhet fjalë për indianët autoktonë dhe aziatikët perëndimorë. “Kur dy popullsi përzihen, zakonisht e bëjnë me të njëjtat proporcione në të gjithë gjenomin”, shpjegon studiuesi italian. “Në këtë rast, disa rajone kanë mbetur më autoktone ndërsa disa të tjera shumë më pak”, vazhdon ai.

 

“Kjo ka ndodhur sepse kanë luajtur një rol thelbësor në përshtatjen me mjedisin dhe janë seleksionuar gjatë evoluimit”, thekson Pagani.