Ariana Grande viziton të mbijetuarit e sulmit në spitalin e Mançesterit (Foto)

Ariana Grande viziton të mbijetuarit e sulmit në spitalin e Mançesterit (Foto)

309
0

 

“Unë sot kam takuar mbretëreshën time!” tha një fanse e Arianës, të cilën këngëtarja e vizitoi bashkë me fëmijët e tjerë të prekur nga sulmi. Ajo bëri një vizitë surprizë me zemër të  ngrohtë në Spitalin e Fëmijëve në Mançester për t’i vizituar dhe dërguar dhurata, shkruan DailyMail.  Në sulmin terrorist të bërë në koncertin e Ariana Grandes mbetën të vdekur 22 persona dhe 119 të lënduar. Këngëtarja vizitoi viktimat në spital të premtën mbrëma duke realizuar foto me fansat e saj pre e sulmit si dhe me stafin e spitalit. Jaden Farrell-Mann, fanse e Arianës nga Dentoni, pësoi fraktura në të dyja këmbët dhe plagë të tjera nga shpërthimi që la të vekur 22 persona në Manchester Arena më 22 maj. Jaden dhe fanset e tjera të saj u befasuan këndshëm nga Ariana dhe u ndjenë shumë të lumtur për kujdesin që tregoi ndaj tyre.