Arenën Kombëtare’, ndoshta as në shtator mund të mos jetë gati

Arenën Kombëtare’, ndoshta as në shtator mund të mos jetë gati

395
0

 ‘Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Martin Malik, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jan Pauly, u pritën ditën e sotme në një vizitë zyrtare nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Vizita u ndal edhe te vëzhgimi në stadiumin “Arena Kombëtare”, që vazhdon punën me intensitet të lartë, ndërsa të dy folën edhe për mediat.

“I uroj mirëseardhjen presidentit të Federatës Çeke, Martin Malik këtu në Shqipëri. Ka qenë një ftesë nga FSHF, e cila u pranua me kënaqësi. Qëllimi ka qenë për të shkëmbyer eksperienca, jemi federata thuajse të mesme dhe të vogla, dhe mund të kemi gjëra për të shkëmbyer”, u shpreh fillimisht Duka.

Për afatet e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”, presidenti Duka u shpreh: “Objekti është shumë i madh, shumë i bukur dhe komod. I punuar në të gjitha drejtimet me gjëra bashkëkohore, dhe brenda stadiumit, dikush e sheh gjysmë-plot dhe gjysmë-bosh, për sa i përket termave kohorë.

Duam të luajmë në shtator këtu, dhe ia kemi bërë të qartë kompanisë këtë. Duam ta shijojmë stadiumin e ri, por mund të arrijmë edhe më shumë rezultate me më shumë spektatorë dhe atmosferë.

Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka skeptikë, ka optimistë, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin”, deklaroi Duka.