Arbër Çepani ka rrëfyer se kthimi në Shqipëri ndryshoi karakterin e tij.
I ftuar në emisionin Glamour Zone në RTV Ora, tha se gjatë periudhës që jetoi në Itali nuk ishte xheloz.
Ndërsa me kthimin në atdhe, u përshtat me frymën e vendit.
“Gjatë kohës që isha në Itali, isha zero xheloz. Por kur u riktheva në Shqipëri, ndryshova dhe unë pak me frymën e këtij vendi. Tani jam pak xheloz dhe i çuditshëm,”-shpjegoi Arbri.