Arbër Cepani: Kam shumë ëndrra, ide dhe dëshira në mendjen time……

Arbër Cepani: Kam shumë ëndrra, ide dhe dëshira në mendjen time……

669
0

Arbër Çepani, fituesi i Big Brother1, tashmë moderator në TVSH i programit “Mirëmëngjes Shqipëri!”. Arbëri djaloshi 30 vjeçar  me një natyrë të qetë,  i dashur, i qeshur, por mbi të gjitha nje djale me karakter të fortë dhe punëtor na tregon  në një intrevistë të gjitha  planet e tij , ai flet për pasioni e ti të  koleksionizmi për pasionet për televizioni  si dhe për  suksesin e tij si sipër marrës. Arbëri gjithashtu flet dhe per jeten private duke then se  nga dashuria e tepërt askush ska vdekur deri më sot.  Arbëri gjithashtu thotë se ka shumë  ëndrra ide dhe dëshira në mëndjen e ti.

Sa ka ndushuar Arbri nga fitorja e “Big Brother 1 deri sot që i u thua të gjithë shiptarve “Mirëmëngjes Shqipëri”?

Çdo vit që kalon mundohem të jem më i mirë sesa një vit më parë. Nëse nuk do ndodhte kështu do të ishte shqetësuese. Uroj që në këto vite ndryshimet e mia të kenë progresive dhe mbi të gjitha pozitive.

Si janë mëngjeset e tua tani në televizion, ka ndryshuar ritmi yt i jetës? Je mesuar me zgjimin shpejt ?

Ky është një ndryshim i madh në fakt. Përpara se të nisja emisionin e mëngjesit kisha një organizim të ditës. Ritmi ndryshe fillonte që nga zgjimi në mëngjes. Sot zgjohem me gjelat dhe duhet ta pranoj ato orët e para të mëngjesit janë më efektivet profesionalisht.

Të shkëmbesh biseda televizive në mëngjes, ku ndryshon nga bisedat në orët e vona në lokalin tënd?

Orët e vona janë më intime. Bisedat e mëngjesit janë më impenjative. Dita është për të prodhuar, nata është për të reflektuar.

 

Do ta quaje veten me fat pasi ti ke mundësi që tu thuash shqiptarve mirmëngjesi nga ekrani dhe natën e mirë një pjese të mirë njerzish nga sipërmarrja jote  . Me pak fjale të punosh me dy gjëra krejt të kënuderta me njëra tjetren është fat apo lodhje ?

Njeri duhet të bëj sa më shumë eksperienca në jetë. Çdo eksperiencë qoftë pozitive apo negative është një investim për të ardhmen. Jam me fat që Zoti më ka dhënë fuqinë dhe shëndetin për të punuar. E lodhshme është shumë por asgjë e mirë nuk vjen pa lodhje.

 Ku ndyshon puna në televizion me atë sipërmarrjës ?

Çdo punë që të ketë prodhimtari ka nevoj për shumë dedikim dhe shumë përqëndrim. Nëse punon fortë në idetë dhe ëndrrat e tua, ja del njësoj si në sipërmarrje ashtu edhe në televizion. Ndryshimi midis njëra tjetrës qëndron vëtëm tek shfaqja publike. Mund të jesh një sipërmarrës që nuk shfaqes asgjëkundi por nuk mund të jesh një produkt televiziv dhe të qëndrosh në hije.

 Si e ndanë kohën misis televizioni dhe sipërmarjes tënde pasi mesa di unë ti je duke e shtuar dhe nepër qytete të tjera ktë sipërmarrje ?

Sa hërë që mendoj që s’më del koha për të bërë të gjitha gjërat që dua….mendoj se njerëz si Elon Musk kanë të njëjtën kohë me mua dhe kanë arritur të dërgojnë raketa në hapsirë, ndërtojnë makina elektrike dhe të ndryshojnë tërësisht konceptin e energjisë! Kështu që nuk duhet të qahem për kohën që më mungon….

Arbër një tjetrë pasion i joti është dhe koleksioni i gjërave tipike të vjetra mund të na dhuash dicka më shumë rreth ktij pasioni ?

Pasioni për koleksionizmin është një nga pasionet që më dhuron më shumë kënaqësi dhe qetësi shpirtërore. Fatmirsisht përtej pasionit personal ky pasion ndihmon edhe në ruajtjen modestisht të trashëgimisë kulturore.

 Sa e vështirë është që ta ushtrosh ktë pasion ktu në Shqipëri ?

Koleksionizmi është një pasion “filantropësh” dhe që ta ushtrosh ka nevoj për qarkullim të vazhdueshëm financash. Në një vënd të varfër si Shqipëria sigurisht që është shumë pasion i vështirë.

Ti e ke arreduar vetë  Komitetin tënd dicka shumë e bukur dhe e vecante e ke pasur të vështirë ?

Tek Komiteti si në Tiranë ashtu edhe në Korçë kam ushtruar të gjithë dashurinë time për arkitekturen dhe trashëgimin kulturore njëkohësisht. Vështirësitë janë të papërfillshme kur në mes ka dashuri dhe pasion për atë çka bën.

Televizioni është dashuria jote konstante, çfarë do të doje të realizoje në të ardhmen me emrin tënd?

Kam shumë ëndrra, ide dhe dëshira në mëndjen time….Mundohem çdo ditë të vë nga një tullë më shumë për shkurtuar distancën deri tek to… Uroj që një ditë të kthej kokën pas dhe ato ëndrra të jenë bërë histori suksesi.

 Te pëlqen politika , do të të shohim ndonjë ditë të angazhuar ?

Politika ka aftësinë e jashtëzakonshme që të jep mundësinë nëse do të punosh të ndryshosh të ardhmen e një vëndi. Fatkeqsisht këtë dhuratë të mrekullueshme shumica e politikanëve tanë e keqpërdorin… Të angazhohesh sot në poltikë do të thotë të bëhesh pjesë e disa skemave që nuk kanë asgjë të përbashkët me dëshirën për të mdryshuar gjërat për mirë. Në këtë situatë preferoj të ofroj kontributin tim diku tjetër.

Të kalojmë pak në jetën private si shkon ??

Rrethohem gjithmonë nga dashuria e njerëzve që kam afër kështu që gjithçka shkon më së miri.

Sekreti i marrëdhënies jetëgjatë? Dhe çfarë mendon se e bën jetëshkurtër një lidhje?

Besoj se është e vështirë të japësh receta të përgjithshme. Çdo rast është unikal nga tjetri. Por ajo që mendoj se është e pazëvëndësueshme në një lidhje është që partneri të të ndihmoj të bëhesh më i mirë nga se ishe para se të lidheshe. Nëse ndodh e kundërta ajo marrdhënie nuk ka asnjë kuptim të vazhdoj.

 Dashuria e parë, të kujtohet?

Sa herë bie në dashuri është një dashuri e parë në vetvete sepse e ndryshme nga gjithë të tjerat.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim beson ?

Vështirë….impresioni i parë në shumicën e rasteve të gënjen.

 Çfarë ju gëzon dhe frikëson njëkohësisht në një lidhje?

Më gëzon kur më kompleton në gjërat që më mungojnë dhe më frikëson kur më tërheq në negativitet.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

Jam njeri pasionant që i kuron shumë detajet, kur i bëj gjërat i bëj me qejf. Nga dashuria e tepërt askush ska vdekur deri më sot.

Libri që shërben si udhërrëfyesi yt për të pasur sukses në jetë?

“Baba i varfër, baba i pasur” nga Robert Kiyosaki.