Arbenita dhe Fero e fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe s’dimë ç’të mendojmë

Arbenita dhe Fero e fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe s’dimë ç’të mendojmë

423
0

Pak ditë pas pushimeve romantike në Kretë, Arbenita dhe Fero kanë tërhequr sërish vëmendjen e fansave.

Modelja dhe reperi kaluan pushimet e para në çift pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre dhe madje punuan për të sjellë klipin e tyre të parë bashkë.

Por sot vumë re se Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, dhe madje modelja ka fshirë fotot me partnerin.

Të njejtën gjë nuk mund të themi për Feron, i cili ende i ka fotot me modelen, dhe madje në postimin e fundit paralajmëron publikimin e projektit të ri muzikor ku bën pjesë dhe Arbenita.

Nuk e dimë nëse kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen pak kohë para publikimit të këngës së re të reperit, por gjithsesi ia dolën ta bëjnë!