Arben Malaj me artistët te Teatri Kombëtar, citon Nënë Terezën: Nëse duan...

Arben Malaj me artistët te Teatri Kombëtar, citon Nënë Terezën: Nëse duan Majko e Braçe bëhet gati për 20 minuta

394
0

Ish-ministri socialist Arben Malaj i është bashkuar artistëve ditën e sotme në protestën te Teatri Kombëtar.

Malaj i kërkoi Ministrisë së Brendshme të tërheqë punonjësit e policisë. Gjithashtu ai i bëri apel ministrit për Diasporën Pandeli Majko dhe zv/kryeministrit Erion Braçe të zgjidhin situatën me një vendim qarkullues që bllokon ndërhyrjen dhe aktivitetin tek Teatri Kombetar.

“Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta” tha Malaj.

“Të dashur protestues, të dashur police, kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës, e cila thotë: “Në vend që të mallkoni errësirën, ndizni një qiri’. Ministria e Kulturës të heqë sa më parë policët nga rrethimi i institucionit. E dyta Ministri Pandeli Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojë një vendim qarkullues qe per te gjithe periudhen derisa te kete kontrate per fillim punimesh të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Pra te dy palet te gjejne nje pozicion qetesimi. Kjo mund te behet me akt normativ qarkullues. Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta. Kjo i jep mundësi policisë të luftojnë kundra krimit dhe artistëve të vendit tim të pushojnë si gjithë shqiptarët”, deklaroi socialisti i vjetër, ndërsa tha se nëse nuk e bën qeveria është detyrim moral i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi të mbledhë deputetët dhe të marrë një ligj vetëm me një paragraf

 

“Nëse qeveria nuk bën vendim qarkullues që të bllokojë deri ditën e fillimit të punimeve, që mund të jetë dy vite, mos prekjen e teatrit dhe dhënien e qetësisë vendit tim i takon kuvendit. I takon Gramoz Rucit të mbledhë deputetet qe janë me pushim dhe të marrë një ligj vetëm me një paragraf. Ndalohet nderhyrja tek Teatri dhe ndalohen aktivitetet ne TK. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë maksimumin për zgjidhjen më të mirë që mbron pasurite tona”, tha ai.