Arben Malaj i bashkohet PAA-së pas largimit nga Banka e Shqipërisë: Do bëj platformën për zgjedhjet

By vizional

January 24, 2020

Ish-deputeti dhe ministri socialist Arben Malaj pak ditë pasi u shkarkua nga Kuvendi si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka bërë një lëvizje duke iu bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste, drejtuar nga Agron Duka. Angazhimin në këtë formacionin politik, Malaj e shikon si një mundësi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqipëri!

“Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .

Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.

Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi” shkruan Arben Malaj.