Arbana Osmani tregon çfarë i tha familja kosovare që strehoi në kohën...

Arbana Osmani tregon çfarë i tha familja kosovare që strehoi në kohën e luftës

270
0

 

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la shumë familje në qiell të hapur dhe kosovarët nxituan të hapnin dyert. Moderatorja Arbana Osmani ka treguar se i është ofruar publikisht

 

ndihmë nga familja që u strehua në shtëpinë e saj në kohën e luftës.

Gruaja i shkruajti në rrjetin social Facebook duke e pyetur moderatoren nëse janë e gjithë familja mirë. Ajo nuk harroi ti thoshte Arbanës së mund të strehoheshin në cdo moment në shtëpinë e saj në Pejë të Kosovës.

Arbana e bëri mesazhin publik duke shkruajtur: “Vetëm sot e pashë këtë mesazh në ‘facebook’, duke qenë se nuk e përdor shumë dhe ma ngrohu zemrën. Shqipja dhe familja e saj kanë qëndruar në shtëpinë tonë rreth 4 muaj gjatë luftës dhe mirënjohja e tyre pas kaq shumë vitesh më gëzoi pafund. Faleminderit ty Shqipe dhe çdo shqiptari të Kosovës që në këto ditë të trishta na ka treguar mbi të gjitha se nuk jemi vetëm”.

Ndihma e shqiptarëve të Kosovës ka qenë shumë e madhe pasi kanë marrë shumë familje dhe vazhdojnë ti mbajnë në shtëpitë e tyre duke u siguruar edhe ushqim./noa.al/