Lajme

Arbana Osmani thyen heshtjen, flet për marrëdhëniet me ish-vjehrrit

By vizional

May 28, 2019

E shtuna që kaloi ishte dhe finalja e madhe e emisionit të drejtuar nga Arbana Osmani “Dua të të bëj të lumtur”. Një nga surprizat më të bukura, ishte e rezervuar në minutat e fundit të emisionit kun ë skenë mbërritën dy gjyshërit nga ana e mamit, të Arbana Osmanit.

 

Një suprizë kjo, e realizuar nga stafi i emisionit që e zuri në befasi moderatoren dhe e emocionoi pafund. Teksa flisnin për marrëdhëniet e veçanta të Arbanës me gjyshërit e saj, disa fjalë të moderatores na bënë të kuptojmë që edhe për her të djalit të saj, Jon marrëdhëniet me prindërit e ish-bashkëshortit vijojnë të jenë në raporte shumë të mira.

 

“Jam shumë e lumtur që joni ka katë gjyshër shumë të mirë që e duan pafund, sepse gjyshërit janë një thesar shumë i madh. Unë fatkeqësisht, dy i kam humbur, gjyshërit nga babai. Edhe me ata kam pasur një marrëdhënie shumë të fortë, po në qoftë se ka një pikë të dobët, një njeri që mua më bën të qaj sa e shoh, nuk ka nevojë të flasi fare është nëna”,-është shprehur Arbana Osmani.