Arbana Osmani i ka idetë e qarta, ja nga çfarë s’do të...

Arbana Osmani i ka idetë e qarta, ja nga çfarë s’do të heqë dorë edhe pasi të bëhet sërish nënë

403
0

Arbana Osmani është në ditët e fundit të shtatzënisë, e sigurisht që e gjithë vëmendja e saj dhe e Eduartit është e përqendruar tek fëmija që pritet të vijë së shpejti në jetë. Por ja që moderatorja e njohur pavarësisht përgatitjeve të fundit, të gjitha mamatë e dinë për çfarë e kemi fjalën, nuk ka ndërmend assesi të heqë dorë nga ekrani.

 

Prej kohësh i është besuar prezantimi i “Dua të të bëj të lumtur”, i cili pritet të fillojë transmetimin nga viti 2021, por kush do e prezantojë vallë? Me siguri keni menduar që Arbana e ka gjetur që tani zëvendësuesen, apo zëvendësuesin, por ja që s’është kështu.

 

“A do prezantosh ti sërish apo do merresh me bebushin? Ps: Je një mami shumë cute!”- i shkruan një ndjekëse, të cilës Arbana s’ka vonuar t’i përgjigjet, duke na shuajtur kuriozitetin të gjithëve. Për sa kohë gjithçka të shkojë mirë dhe shtatzënia të jetë e mbarë, moderatoren do ta shohim edhe këtë sezon në ekran.

 

“Do ta prezantoj unë, nëse shkon çdo gjë mirë”- shkruan Arbana, e cila është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.