Aqif Rakipi: Votoni për PDIU-në ,dhe do të shikoni ndryshimin që do...

Aqif Rakipi: Votoni për PDIU-në ,dhe do të shikoni ndryshimin që do të vijë pas këtyre zgjedhjeve

6234
0

Nga Era Çela

Kandidatët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet për qarkun Elbasan, zhvilluan ditën e djeshme një takim elektoral me banorët e njësisë administrative Bradashesh. Deputeti i qarkut të Elbasanit një herazi  dhe kryesuesi i listës së kandidatëve, Aqif Rakipi, vlerësoi se Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk është më një parti e vogël dhe këtë do ta tregojë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Sipas z. Rakipi, të gjithë do ta shohin ndryshimin që do të vijë pas këtyre zgjedhjeve, nëse votojnë për PDIU-në.

  Ndërsa në fjalën e saj kandidatja Elena Xhina, nënvizoi se të gjithë kandidatët në këtë parti, punojnë si një ekip për të qenë gjithnjë në krah të njerëzve duke zgjidhur problemet e tyre . Më tej, znj. Xhina premtoi se problemet që shqetësojnë Bradasheshin do të adresohen në Parlament nga deputetët e ardhshëm të kësaj force politike dhe se do të jenë një zë i fuqishëm duke i përfaqësuar ata me dinjitet dhe se qytetarët do të jenë të parët për PDIU. Kandidati dhe njëkohësisht kryetari i PDIU-së dega Elbasan, Servo Mehmeti, kërkoi votën e banorëve të Bradasheshit, si zgjedhja e duhur, që zëri i tyre të përfaqësohet në Parlament ashtu sic Bradasheshi e meritan.
E pranishme në takim ishte edhe kandidatja Florenca Halili e cila gjithashtu premtoi se çdo hall dhe problem do të gjejë zgjidhje nëse vota shkon për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Sipas kandidatëve është për tu vlerësuar fakti që lista e PDIU përbëhet nga njerëz që jetojnë dhe punojnë në qarkun e Elbasanit. Banorët e pranishëm në takim, siguruan kandidatët se mbështetja e banorëve të Bradasheshit do të jetë maksimale në zgjedhjet e 25 Qershorit.

loading...