Aktualitet

Aqif Rakipi: PDIU do të marrë tre deputetë në qarkun e Elbasanit, dhe 9-10 mandate në rang republike

By admin

June 05, 2017

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shënuar rritje nga viti në vit dhe nga zgjedhjet në zgjedhje. Kjo falë kontributit të çmuar të një prej deputetëve më aktivë, veçanërisht në qarkun e Elbasanit, zotit Aqif Rakipi. E takuam pranë zyrës së tij elektorale në Elbasan. Çdo ditë e tij, e ngarkuar me takime me njerëzit, në çdo zonë, në të gjithë qarkun. Bashkëbisedimi ynë u ndërpre disa herë, kjo për shkak të njerëzve të cilët vinin dhe e takonin, i tregonin çdo problem të tyre, dhe kërkonin ndihmë apo zgjidhje prej tij. Për deputetin Aqif Rakipi, mbështetja e madhe që ka kjo forcë politike janë njerëzit. Ndërsa sekreti i këtij suksesi është besimi që ata kanë tek PDIU, dhe veçanërisht tek zoti Aqif Rakipi, i cili në çdo kohë i hap telefonin gjithëkujt, dëgjon çdo problem që ngrenë dhe shqetëson qytetarët. Pra, një deputet dhe politikan për njerëzit. Në një intervistë për “vizion.com.al”, zoti Rakipi thotë me bindje të plotë se PDIU do marrë tre deputetë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa mendon se në rang republike kjo forcë politike do të marrë 9-10 deputetë.    

  Zoti Rakipi, ju kryesoni listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit. Cila është  mbështetja e PDIU-së në qarkun e Elbasanit?

Në radhë të parë janë shtuar njerëzit që na mbështesin, janë ata që kemi pasur edhe dje, edhe sot, por janë shtuar gati trefish njerëzit në krahasim me zgjedhjet e 2013. Deri dje edhe parti nuk kemi pasur. Sot kemi parti, kemi struktura në të gjithë rajonin, janë 6 rajone, të paktën janë 150 veta në çdo rajon. Mbështetja për ne janë njerëzit, janë miqtë, shokët. Peqini ka 14 mijë votues, ne të paktën do marrim 8 mijë vota në Peqin, në qytetin tim. Po të flas për bashkinë e Peqinit, kemi marrë 7 miliardë e gjysëm lekë investime te qeveria për rrugë, kanalizime, ujësjellësa dhe investimet në hyrje- dalje të qytetit, afërsisht 500 milion lejkë buxhet. Vetëm në 2017 kemi futur 200 veta në punë shteti. Kuptohet që fitohet dhe ke shumë mbështetje në një vend që kemi bërë për njerëzit.

Sa deputetë mendoni se do të marrë PDIU në qarkun e Elbasanit?

Atë që dua të them është se siç kemi bërë në Peqin si forcë politike dua ta bëj së bashku me mikun tim Bujar Muça, që ka një nga bizneset më të fuqishme në Shqipëri, siç është “Delta group”, I cili ka të gjithë Fushëmbretin në mbështetje, por jo vetëm kaq, por në të gjithë qarkun e Elbasanit, si Librazhd, Cërrik, Belsh, Gramsh, Prenjas, duke llogaritur dhe Peqinin, ne si frocë politike do të marrim të paktën tre deputetë me gjithë këtë mbështetje që kemi. Ndërsa në rang republike, unë mendoj se PDIU do të marrë 9-10 deputetë. Ky është parashikimi im, sikur e bëra dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër, që thashë se diferenca mes kandidatit të majtë dhe atij të djathtë do ishte 2 mijë vota. Ndërkohë që pati një diferencë me 4 mijë vota në favor të kandidatit të majtë.

Sa vota parashikoni të merrni në këto zgjedhje?

Në zgjedhjet vendore të 2015, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 12 500 vota, ndërsa tani për zgjedhjet parlamentare mendojmë se do të marrim të paktën 32 mijë e 500 vota.

Zoti Rakipi, cili është sekreti që njerëzit, ju mbështesin dhe ju votojnë?

Sekreti janë njerëzit. Ne takohemi vazhdimisht me njerëzit kokë më kokë, ata kanë besim tek ne, sepse gjithmonë përgjigjemi për hallet dhe problemet e tyre personale, plus dhe nga ana institucionale.  Ne jemi të fortë, të dy me Bujarin, sepse kemi njerëzit, elektoratin të fortë, ne mbështetemi për çdo gjë tek njëri-tjetyri, nuk kemi dallime, jemi të njeëtë si ata. Ky është sekreti ynë, që njerëzit ne na duan, na vlerësojne dhe na besojnë votën e tyre.

Pse njerëzit besojnë tek ju, ndryshe nga partitë e tjera?

Ne kemi dhënë prova dhe ju jemi gjendur pranë njerëzve në probleme të ndryshme. Ne kemi kontribuar personalisht, u jemi përgjigjur në çdo kohë dhe për çdo problem. Kjo frymë është hapur në të gjithë qarkun. Kemi bërë për njerëzit me aq sa kemi mundur, por ndërkohë kur nesër të kemi më shumë përfaqësues në institucione, sigurisht që do bëjmë më shumë akoma për të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit.

Të gjithë thonë që do dalin forcë e parë, mendoni se njëra nga partitë do të marrë 71 mandate?

Të gjithë flasim me fryrje, si Partia Socialiste, si Partia Demokratike. Asnjë nga dy partitë e mëdha nuk e plotëson 71 mandate deputetësh.  Si Lëvizja Sociaiste për Integrim, si PDIU ka gjithësecila pjesën e saj.

Do bëjë koalicion PDIU pas zgjedhjeve?

Normale që koalicione do bëjmë, por në bazë të interesit të njerëzve, dhe plus do të pyeten njerëzit.

Si është një ditë e jotja gjatë fushatës elektorale?

Dita ime nis që në mëngjes herët me takimet. Paradite merrem me qytetin, se njerëzit janë të gjithë pa punë, që rrinë nëpër kafene, se kështu i kanë lënë dy partitë e mëdha. Pasdite dalim jashtë Elbasanit dhe takimet fillojnë nga ora 4 deri në 10 të darkës i fundit.

Intervistoi: Eglantina Alliaj