Aplikanti francez tërhoqi vëmendjen e Ramës me shqipen tij: Me shqiptare je...

Aplikanti francez tërhoqi vëmendjen e Ramës me shqipen tij: Me shqiptare je martuar? E flet si frëngjishten

349
0

Gjatë bashkëbisedimit të Ramës me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, zhvilloi një bisedë shumë interesante me një francez i cili kërkon të kontribuoi në Shqipëri në fushën e logjistikës.

Shqipja absolute e francezit tërhoqi vëmendjen e Ramës i cili e pyeti menjëherë se ku e ka mësuar gjuhën, duke shkëmbyer disa batuta me të riun.

Biseda e Ramës me francezin/Francezi: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë. Mbas kësaj kam punuar disa vite në Shqipëri. Fakti që kam një eksperiencë logjistike me lidh shume me fushën transporti kështu që me zhvillimin e territorit, politikat e transportit, transportit publik.

 

Rama: Po këto shqipen nga e ke

 

Francezi: E kam mësuar në Shqipëri

 

Rama: Në punë e ke mësuar këtë?

 

Francezi: Në punë

 

Rama: Me shqiptare je martuar

 

Francezi: Po me shqiptare

 

Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.